Arrestohet në Itali dhe ekstradohet drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Në nëntor 2015, Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.
HomeLajmi i fundit
I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Italia 28 vjeçari shqiptar
LAJMI I FUNDITOn Dhj 21, 2020
Shperndaje
Arrestohet në Itali dhe ekstradohet drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Në nëntor 2015, Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.
Raiffesien Bank brenda artikujve
Më pas ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë person me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet drejt vendit tonë.
Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Itali, shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Shtetasi Lirim Islamaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.
I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i shtetasit Lirim Islamaj drejt vendit tonë.