Ëngjëll Bregu, u bë kryefjalë e medias disa ditë më parë, pasi mësuesi i akuzuar për pedofili dhe ngacmim seksual ishte thyer në shkollë për të dhënë mësim.
Ishin prindërit ata që bënë denoncimin dhe më pas Bregu u pezullua nga detyra me urdhër të Zyrës Arsimore të Beratit.
Në një intervistë për “Shqipëria live” ai është shprehur se në 2003 është dënuar, por sipas tij ai nuk kishte ngacmuar seksualisht asnjë nxënës, thjesht njërës i kishte hedhur dorën në qafë.
“Nuk është ngacmim ai, s’mund ta quaj ngacmim, kemi qenë duke ikur nën ekskursion, përqafo një nxënës këtej një tjetër andej. Ata nxënës janë shumë të vegjël, çuditem të më vihet një epitet i tillë për pedofili. E quaj thjesht inskenim, fakte nuk kam, s’mund të deklaroj se ma bërë njeri. Një vit më parë jam divorcuar nga gruaja kam pasur probleme me të dhe presione”, u shpreh ai.
Bregu kujton kohën kur ai u dënua për pedofili dhe kaloi në burg rreth 3 muaj, ndërsa thotë se ndërgjegjja e tij është e pastër!
“Më ngjethet mishi kur e kujtoj kohën kur vuajta dënimin. Bëra 99-100 ditë burg. Në ndërgjegjen time jam shumë i pastër që nuk kam bërë asnjë vepër të ulët. Nga shkurti 2004 deri në maj të 2009 unë kam qenë mësues!”, thotë ai ndër të tjera.