I dogjën makinën ‘Range Rover’, Françeska Jaçe se vret mendjen, niset drejt Brazilit për pushime

Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur, Françeska Jaçe u has me një situatë të rëndë, pasi makina e saj “Range Rover” u përfshi nga flakët në lagje “Pavarsia”, Vlorë.

Mirëpo, duket se kjo ngjarje nuk i ka shqetësuar Françeskën, e cila është duke shijuar pushimet në plazhet luksoze të Brazilit. Ajo ka postuar një video në Instastory, ku tregon se po relaksohet në rrezet e diellit dhe me detin përballë.
Më tej, modelja ka postuar një foto shumë provokuese nga vaska, në të cilën shfaqet e veshur me bikini dhe tregon format e saj shumë seksi.
Ndërsa kujtojmë që abcnews.al ka siguruar edhe pamjet e mbrëmshme nga vendi i ngjarjes ku shihet se makina e Jaçes ka qenë e parkuar krahas makinave të tjera. Deri më tani po hetohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

Loading...