Shefki Haka nga Kërraba, i cili në total kishte rreth 38 vite punë, 15 prej të cilave në minierë, fitoi një pension pleqërie prej 90 mijë lekësh, që ishte më pak se trajtimi që merrte si ish-minator.
Prej dy vitesh ai kërkonte të drejtën e tij, por përgjigja që kishte marrë ishte se 10 vitet e fundit nuk ishte derdhur kontributi i sigurimeve shoqërore.
Pasi pensionisti iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes, masa e pensionit të tij u rillogarit dhe tani ai përfiton një pension prej 155 mijë lekësh. /ATSH
Loading...