Meta tha se ”është vendi im, këtu kam rrënjët, rrënjët nuk shkulen kështu që është një gjë natyrale për mua. Kam kujtime shumë të bukura, më kanë thënë gjëra shumë prekëse. Një moment që do e mbaj gjithmonë në zemër është koncerti i parë në Tiranë, që nuk e prisja që gjithë ata njerëz të këndonin këngët e mia, e ndieja veten në faj që këndoja në italisht. Pesë këngët e para më vinte që të qaja.
Dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, familja ime mbi të gjitha, por dua që të falënderoj që të gjithë ata që më kanë penguar, se të japin një forcë shumë më të madhe se ata që të ndihmojnë”, ka thënë këngëtari.
Loading...