“I gjeta të vd.ekur në krevat”, burri v.rau veten dhe fëm…

Një muaj pas tr.agjedisë ku një 27-vjeçar vr.au të birin, 4 vjeç dhe më pas veten, për mediat greke ka folur e ëma e fëmijës.

Nëna 21-vjeçare e djalit ka rrëfyer se si kishte nisur sh.erri mes çiftit dhe ndjesinë që kishte përjetuar kur kishte parë të pajetë në krevat bashkëshortin dhe të birin.

“Pesë vjet që ishim bashku kurrë nuk e kemi humbur dashurinë për njëri-tjetrin. Ai ishte në dashuri me mua dhe unë isha në dashuri me të. Unë e dua dhe nuk e di nëse mund ta rindërtoj jetën time pa të dhe Vasilin tim”, rrëfen Ioanna për protothema.gr.

Më pas, 21-vjeçarja ka treguar se sh.erri mes tyre kishte nisur pasi ai mendonte se ajo kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, kur e vërteta ishte krejt ndryshe. Pasi ishte sqaruar me të ajo kishte shkuar tek shtëpia e të vëllait për të qetësuar një sh.err mes tij dhe bashkëshortes së tij.

“Disa nga komshijet më thanë që e kishin parë më a.rmë zj.arri. Por kurrë nuk ma merrte mendja se do të bënte atë që bëri.”

Më pas ajo ka treguar edhe momentin t.ragjik.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë të dielën kur shkova në shtëpi dhe pashë në shtratin tim djalin dhe burrin tim. Ai më kishte lënë një shënim ku shkruhej: Ioanna fëmija nuk kuptoi asgjë. Gjithçka shkoi për dreq, por ti duhet të heqësh dorë.“

“Dhe unë kurrë nuk hoqa dorë,”– tha 21-vjeçarja.

Loading...