I hoqën nga puna, 8 punonjës hipin në majë të kullës dhe kërcënojnë se do hidhen

Tete punonjës të firmës së pastrimit të qytetit të Kuçovës “Viola Green” kanë hipur mesditën e sotme në majë të kullës së ish-Milvës,ku kanë kërcënuar për 2-orë rresht se do të hidheshin nëse nuk do të riktheheshin në punë. 8 punëtorët e firmës së pasyrimit:

Luiza Halili, Aziz Isufaj, Donika Bregaj, Shkelqim Kasëmi, Agron Xhafa, Zoica Prifti, Kristaq Bano dhe Elona Bregaj u hoqën dje nga puna pa asnjë lloj justifikimi dhe kjo ka qënë arsyeja që ata hipën sot në majë të kullës, ndërkohë që njëra prej tyre, Elona Bregaj, e ka ndërmarë edhe më parë këtë akt,duke hipur në kullën e TEC-it në Kuçovë, pasi ishte hequr nga e njëjta punë.

Ata kanë deklaruar se, këtë akt po e ndërmerrnin pasi ishin hequr nga puna pa të drejtë dhe duke u hequr nga puna nuk mund të ushqejnë dot familjet e tyre. Ata kanë deklaruar se, nese nuk do të rimerren në punë, do të tentojnë sërish vetëvrasjen.

Pas negociatave të shumta të policisë dhe përfaqësuesve të firmës së pastrimit të qytetit,ata kanë zbritur që lart dhe janë nisur drejt punës.

Loading...