Një mjek, rreth 41-vjeç, i ka dhënë fund jetës këtë të diel, duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të një spitali ne Greqi, ku kurohej për COVID.
Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, mirëpo, fatkeqësisht sot ai u gjet i pajetë nga anëtarët e stafit të spitalit.
Mediat greke shkruajnë se mjeku punonte në Qendrën Shëndetësore Byron dhe ishte babai i dy fëmijëve. Kolegët e tij e përshkruanin atë si një njeri shumë të mire, familjar dhe luftëtar.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, duke marrë në pyetje bluzat e bardha.
Loading...