I jep fund jetës aktori i njohur i Hollivudit, vajza dhe vjehrra shohin tmerr me sy

Aktori i njohur i Hollywood, Hagen Mills i dha fund jetës së tij pasi dyshohet se qëlloi nënën e fëmijës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kentucky të martën, konfirmoi policia, shkruajnë mediat e huaja.

29 vjeçari Mills, kishte qenë duke e pritur viktimën, Erica Price, 34 vjeçe dhe hapi zjarr mbi të kur ajo u kthye në rezidencën ku Mills po mbante peng vajzën e tyre të vogël dhe nënën e Price, tha Departamenti i Policisë Mayfield.

Oficerët kur shkuan në vendngjarje e gjetën 34 vjeçaren jashtë rezidencës me plagë arme në krah dhe gjoks.

Sipas policisë, Price ishte ende në jetë kur mbërritën oficerët dhe u tha atyre se Mills e kishte qëlluar e më pas kishte qëlluar veten.

Aktori Mills u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes, kurse partnerja e tij u transportua në spital dhe tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Nëna dhe vajza e Price nuk raportohet të jenë lënduar gjatë incidentit.

Nga kërkimet në internet shihet se aktori ka pasur një histori arrestimesh për vepra penale. Ai njihej për rolin në serialin dramatik Baskets, i krijuar në 2016 dhe fitues i një çmimi Emmy.

Loading...