Një ngjarje e trishtë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytëtin e Rrëshenit, aty ku një e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.
Studentja Adela Gjoka, e cila ishte në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë mësohet se i ka dhënë fund jetës nga stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike.
Ditët e fundit, e reja kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.
Familjarët e Adelës i kanë thënë mediave se pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital për kontroll por asngjë nuk kishte ndryshuar në gjendjen e saj shëndetësore.
Vetë i ati i Adelës punonte si roje në pallatin ku ata banonin, pasi dhe banesën i’ua kishte falur pronari sepse nuk kishin mundësi ekonomike.
Vdekja e të resë ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit. Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë.