I jepet lamtumira e fundit princit Filip, i cili ndërroi jetë më 9 prill në moshën 99-vjeçare. Ceremonia e varrimit nisi në orën 15:00 me orën lokale, ku i gjithë vendi ka mbajtur 1 minutë heshtje, në nder të bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës Elizabeta e II.
Që në orët e para të mëngjesit Pallati Mbretëror publikoi protokollin që duhet ndjekur për funeralin e bashkëshortit të mbretëreshës, për shkak të masave anti-covid.
Ndërkohë policia bëri të ditur planin e sigurisë, në mënyrë që funerali të mbahet sa më qetë dhe pa incidente në kështjellën Windsor.Gjatë gjithë javës, arkivoli i Dukës së Edinburgut ka qëndruar në kishën private të Kalasë së Windsor.
Nuk do të ketë asnjë akses për publikun ndërsa të pranishëm do të jenë vetëm 30 persona, familjarë dhe të afërm të ngushtë të mbretëreshës dhe princit të ndjerë. Mbretëresha është menduar për për 1 javë për të reduktuar listën me 800 persona, të afërm të familjes mbretërore, që në kushte normale dhe pa pandemi, do të merrnin pjesë në funeral.
Dy princat william dhe Harry, të cilët thuhet se kanë pasur një krisje të marrëdhënies së tyre vitet e fundit pas largimit të Harry nga familja mbretërore, nuk do të ecin krah për krah por me kushëririn e tyre Peter Phillips mes tyre.
Princi William dhe Kate Middleton janë fotografuar në makinë. Duka kishte veshur kostum, ndërsa Kate një fustan të zi , kapelë të zezë dhe perla të bardha në qafë, ndërkohë që të dy kishin dhe maskat mbrojtëse ngjyrë të zezë.
Nuk do të këtë asnjë fjalim nga familja, por kjo është e zakonshme për funeralet mbretërore. Kamerat do të lejohen në varrim në mënyrë që publiku të mund të marrë pjesë në ceremoni edhe pse nga ekrani.