“I kam shkruar Mimi Kodhelit për fikjen e radarëve”/Tahiri flet me emra në gjyq

Prokuroria ka dhënë këtë të martë pretencën m 12 viteve burg (8 vite me gjykim të shkurtuar), për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Informacionet bëjnë me dije se në dëshminë e tij Tahiri është shprehur se në kohën kur shërbente si ministër, kishte vënë në dijeni kolegen e tij, titullare të dikasterit të Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punonin.

“Prokuroria e la të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët.

Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Si ka mundësi që Prokuroria mund të më akuzojë për sasi droge të kultivuara para se të merrja detyrën e ministrit.”

Kujtojmë se ish ministri Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Loading...