I këputi 30-vjeçares këmbën me ‘Benz’, ‘story-t’ e e fundit të djalit të ish-drejtuesit të policisë

Jehon Breçani, djali i ish-drejtuesit të policisë së Tiranës Erzen Breçani është autori i aksidentit të frikshëm mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën një vajze 30-vjeçe, e cila ishte duke ecur në trotuar, kur adoleshenti 19-vjeçar e përplasi me shpejtësi rrufe me “Benz”-in luksoz AA 888 XX.
Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, ku adoleshenti ekspozon pasionin për makinat luksoze vërehet se “Story”-n e fundit në timon me “Benz”-in luksoz AA 888 XX e kishte postuar pak orë përpara se të ndodhte aksidenti i frikshëm. Përpos “Benz”-it me të cilin shkaktoi aksidentin, 19-vjeçari shfaqet në foto edhe me makina të tjera “Jeep” dhe “BMW” me puro.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze e drejtuar nga 19-vjeçari Jehon Breçani për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi fillimisht bordurat anësore të rrugës për të kaluar në trotuar duke marrë përpara vajzën 30-vjeçe, rreth të 30-ve.
Nga përplasja vajza humbi njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa adoleshenti u shoqërua në komisariat.

Loading...