Policia italiane më në fund ka arritur të vendosë në pranga Domenico Cracolici, i konsideruar si një nga 100 personat më të rrezikshëm në Itali dhe pjesë e mafias së Ndraghetës. Arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e të enjtes në fshatin Maida.
Policia nuk e kishte të vështirë arrestimin e tij, pasi Cracolici u gjet në gjumë dhe nuk bëri rezistencë ndaj karabinierëve. Më herët ai kishte arritur t’i arratisej policisë, më 19 dhjetor të 2019-ës, në operacionin e quajtur “Rinascita-Scott”.
Teksa ishte në arrati, Cracolici shmangu një urdhër paraburgimi si pjesë e operacionit Imponimento, të kryer nga Gico della Gyuardia di Finanza, në 21 korrik të vitit 2020.
Loading...