I krijuar nga një shpërthim vullkanik rreth 2000 vjet më parë,”Liqeni i Zotave”,është ndër liqenet më të pastër në botë (foto)

Liqeni Mashu është krijuar nga një shpërthim vullkanik rreth 2000 vjet më parë.

Sipas BBC, i vendosur në ishullin e Hokkaido në Japoni, thuhet se është një nga liqenet më të pastër në botë.

Për shkak se liqeni është i rrethuar nga mjegulla e dendur e muret e kraterit 200 metra që bien ashpër në ujë, vizita në brigjet e tij është rreptësisht e ndaluar dhe kjo sjell mosdëmtimin e tij nga turistët.

Ai quhet ndryshe edhe si ‘Liqeni i Zotave’ dhe ka një thellësi afërsisht prej 212 metrash e një ishull të vogël në mesin e tij.

Loading...