I lidhur me gazetaren? Reagon për herë të parë, Olsi Bylyku

Pak ditë më parë u zbulua e dashura e re të aktorit të humorit Olsi Bylyku.

Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Denada dhe punon gazetare në TelevizioMësohet se ata kanë rreth katër muaj të lidhur, por nga një vëzhgim i ndjekësve, rezultoi se gjërat në lidhjen e tyre nuk duken aq sipërfaqësore, pasi Denada ndjek në rrjetin social “Instagram” edhe nënën dhe motrën e Olsit dhe anasjelltas.

Megjithatë sot në një postim në Instastory në një mënyrë ose tjetër Olsi ‘theu heshtjen’ për lidhjen e shumë përfolur.

“Një në Angli, një në Gjermani, 7 në Zvicër, një në Suedi. Një kaçurrelse, njëra është bjonde. 7 kushërira, tjetra me onde”, është teksti i këngës që po dëgjon Olsi Bylyku për të cilën thotë se kështu ndihet kur dëgjon lajmet për të.

Duket se aktori i ka gjetur një mënyrë për t’i mohuar zërat, por sesa e vërtetë është ajo që thotë për këtë s’jemi të sigurt. Një reagim të drejtpërdrejtë nga aktori tani për tani nuk ka.

Loading...