I madhi Mirush Kabashi surprizon bashkëshorten, publikon foton dhe prek me mesazhin e ndjerë

Mirush Kabashi është mjeshtri i madh i filmit dhe teatrit me shumë interpretime brilante që kanë marr duartrokitje publiku dhe kanë ndezur emocione.

Aktor i orëve të para të filmit shqiptar dhe artist i kalibrit të madh, edhe pse në pension ai vazhdojnë jetë aktiv në publik, por sa i takon jetës private gjithmonë ka ditur të ruajë një profil të ulët publik.

Por së fundmi aktori ka bërë një urim për bashkëshorten e tij. Ajo ka festuar ditëlindjen dhe në të njëjtën ditë çifti ka festuar 35 vjetorin e martesës.

“Dy gëzime në një ditë!

Ditëlindja jote: Edhe 100 vite të tjera e dashur Lola!

Dhe 35 vjetori i martesës sonë:

Jetofshim e gëzofshim së bashku… e pse jo… edhe “Martesën e Arte”(50 vjetorin)!!!”, shkruan artisti krah fotos ku i ka dhuruar një buqetë të madhe bashkëshorte së tij, Lola.

Emocionuese! Dy gëzime në një ditë, i madhi Mirush Kabashi

Loading...