Arjola Demiri dhe jeta e saj private kanë qenë në qendër të vëmendjes shpeshherë dhe kjo me zgjedhjen e vetë aktores. Si në “Big Brother” dhe jashtë tij, Arjola nuk ka nguruar të flas për detajet nga jeta e saj, tradhtia e ish-bashkëshortit, divorci i vështirë dhe sfidat e një nëne të vetme me tre fëmijë.
Por së fundmi, teksa ka publikuar disa foto të 20 viteve më parë ku ishte shtatzënë me vajzën e saj të madhe, një ndjekëse e saj ka gjetur vend për të shperthyer ndaj ish-bashkeshortit të Arjolës, Aleks Boshnajkut.
“E vraftë Zoti kush ta ka vrarë lumturinë”/ I
“E vraftë Zoti kush ta ka vrarë lumturinë e rinisë tënde. Por do i thoja një bravo të madhe kësaj vajze të brishtë me bukuri hyjnore dhe shumë fotozhenike”, shkruan ndjekësja.
Arjola nuk e ka lënë pa një përgjigje pasi e ka falenderuar për komplimentat:
“Disa sfida duhet t’i kthejmë në forcë dhe përmirësim të vetes tonë, askush s’më vrau, më bëri më të fortë dhe të pathyeshme”, i kthehet aktorja.