I mbani mend ditët e nxehta kur ishim fëmijë?Po pijen tonë të preferuar?Lëng trëndafili!

I mbani mend ditët e nxehta kur ishim fëmijë dhe pijen tonë të preferuar? Lëng trëndafili!

Pse të mos e bëjmë edhe tani?

Në fakt, është pak më e vështirë për të gjetur trëndafila, sepse duhen natyralë, të pa spërkatur me pesticide dhe të pa pluhurosur, por kjo e bën një pije akoma edhe më të kërkuar.

Gota të mbushura me akull(provoni të ngrini ujë të gazuar) dhe magjia vjen sërish si atëherë kur ishim fëmijë.

Megjithatë, nuk mbetet pas edhe reçeli me petale trëndafili, i shijshëm dhe plot aromë.

Disa lugë mbi një fetë buke të thekur me gjalpë, një kafe e ftohtë dhe këtij do t’i thosha mëngjes vere.

Loading...