I mori jetën gruas në sy të djalit, ish-polici nuk pendohet: I kisha thënë se s`mund të ndahej nga unë

Dy dite pas krimit te rende te ndodhur ne Elbasan ku ish polici vrau gruan para gjykates, vazhdojne te dalin detaje te renda ne lidhje me ngjarjen.

“Ja kisha bërë të qartë se nuk do të ndahej prej meje”, kështu ka deklaruar në polici 58-vjeçari Koço Buzo, i cili një ditë më parë qëlloi me breshëri kallashnikovi bashkëshorten e tij, Liljana Buzo 54-vjeç.

Sipas grupit hetimor, 58-vjeçari nuk shfaqi pendesë për krimin ndërsa bëri fajtore bashkëshorten.
Problemet në çiftin Buzo ishin shfaqur pas humbjes së njërit prej tre fëmijëve në një aksident rrugor. 58-vjeçari Koço Buzo kishte filluar të konsumonte alkool si dhe të luante bixhoz.

Vese këto që e kishin bërë agresiv dhe në familje, ku shpesh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Si pasojë, 54-vjeçarja Liljana Buzo kërkoi divorcin. Kërkesë kjo që u refuzua nga Koço Buzo e për pasojë përfundoi në një tragjedi.

Ngjarja ndodhi prannë gjykatës së Elbasanit, ku 58-vjeçari pasi i preu rrugën bashkëshortes së tij e cila ishte me avokatin mbrojtës, e goditi fillimisht me thikë e më pas me armë zjarri.

Nga të shtënat humbi jetën 54-vjeçarja Liljana Buzo ndërsa mbeti i plagosur avokati i saj mbrojtës, Gëzim Toçila si dhe një kalimtar i rastit.

Skena e rëndë u pa dhe nga djali i çiftit, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Loading...