I mori jetën italianit dhe u arratis, 28-vjeçari shqiptar arrestohet pas tre muajsh falë ADN-së

Një 28 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia në Vipiteno, në provincën e Bolzano, pas një aksidenti të ndodhur tre muaj më parë në Pignataro Maggiore, kur një 61 vjeçar nga Caserta, u përplas dhunshëm dhe ndërroi jetë në vend.

Shoferi braktisi makinën e shkatërruar dhe u largua në këmbë, por policia arriti tek ai fal disa faturave nga një qendër bastesh dhe krahasoi të dhënat e ADN-së.

Viktima, Federico Boccucci, ishte në Fiat Punto të tij përgjatë rrugës shtetërore Appia, në Caserta kur u përplas kokë më kokë me një Alfa 156, e cila kishte dalë në korsinë e kundërt.

Kur ambulanca shkoi në vendngjarje, 61 vjeçari thjesht u konstatua i vdekur.

Karabinierët gjetën makinën tjetër, shumë të dëmtuar, por nuk kishte gjurmë të shoferit. Pas përplasjes, drejtuesi ishte larguar në këmbë duke arritur të shpëtonte para mbërritjes së policisë.
Sidoqoftë, në kabinë, ushtarët e shërbimit të hetimit shkencor Caserta gjetën një njollë gjaku dhe fatura nga një qendër bastesh sportive. Kështu karabinierët ishin në gjendje të gjurmonin njeriun që kishte vizituar qendrën e lojërave të fatit. Ai ishte një shqiptar 28-vjeçar banues në një bashki fqinje.

Kërkimet kishin filluar, por burri ishte zhdukur. Pas pak më shumë se dy muajsh, ata e gjetën atë në Vipiteno, në provincën e Bolzanos dhe e vunë në arrest me urdhër të Prokurorit Publik.

Vendimtare për t’i atribuar atij përgjegjësinë për aksidentin ishte krahasimi i ADN-së së tij me atë të marrë nga gjaku i gjetur në Alfa. Sipas karabinierëve burri, i cili ishte larguar me shpejtësi nga Campania, po planifikonte të ikte në Shqipëri. Ai akuzohet për vrasje në rrugë.

Loading...