I mori jetën tre burrave brenda 10-ditësh.Kjo është kriminelja më e rrezikshme në Europë

Joanna Dennehy është emri i gruas, e cila është cilësuar si kriminelja më e rrezikshme në Europë.

Madje jeta e saj po tregohet në një dokumentar.

Gruaja nga Britania e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2013, ajo vrau tre burra brenda 10 ditësh.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën në gropa të ndryshme jashtë Piterborout. Viktimave ajo u vishte fustane në ngjyrë të zezë.

Pas Dennehy u shpall menjëherë si kriminelja më e rrezikshme e Britanisë dhe e Europës. Policia arriti ta arrestonte, pasi ajo plagosi dy burra të tjerë, pak ditë pasi vrau tre viktimat.

Joanna Dennehy është gruaja e dytë që merr dënim të përjetshëm në Britaninë e Madhe.

Po ashtu e ditur bëhet se në vitin 2018, ajo tentoi të vetëvritej me të dashurën e saj lesbike në burg.

Gjithashtu ajo është nëna e dy fëmijë dhe e ditur bëhet edhe se viktimat e saj i qëllonte deri sa të jepnin shpirt me thikë.

Loading...