Të moshuarit kanë dalë sot një xhiro të shkurtër nëpër Tiranë, pas më shumë se një muaji izolim.
“News24” bëri një vëzhgim në qendër të kryeqytet, ku shihen në rrugë pensionistë të shumtë. Duke folur për gazetaren Ida Ismalaj, një i moshuar ka treguar se si i ka kaluar këto javë izolimi total.
Mes të tjerash, ai foli dhe për ilaçin që ka përdorur dhe që duhet të përdorin të gjithë kundër koronavirusit, duke thënë se ky ilaç ka kuruar edhe virusin në vitin 1979.
“Bëj një orë vrap rreth shtëpisë në mëngjes, pastaj lexoj, pas ha drekë dhe bëj sërish vrap. Kam përdorur mjaltë me qumësh, që e ngadalëson mikrobin. Unë kam punuar mësues, dhe më 1979 u përhap virusi dhe një ndër elementët kryesorë për ta luftuar ishte mjalti. Më ka bërë shumë mirë karantina, se nuk kam përdorur shumë ushqim, kam rënë në peshë. Rama bëri shumë mirë që na dha liri për të dalë.
Unë mora leje te nusja e vëllait dhe dola pak, e në 11 do kthehem në shtëpi. Ky virus do të kalojë, por duhet të kemi kujdes. Duhet të ketë gjithmonë masa për këtë punë. E vetmja gjë që e kuroi virusin në Martanesh më 1979 ishte mjalti me qumësht, por mjaltë i mirë. Virusi ka marrë shumë jetë njerëzish edhe në 1950, edhe fëmijë”, tha i moshuari.