Një i moshuar ka dalë sot paradite (20 tetor 2023) në protestë para kryeministrisë për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar rritjen e pensionit që do u siguronte një jetë të denjë siç u takon.
Në dorë 80 vjeçari mban një pankartë ku shkruan:
Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”
Ndërkohë në dorë mban një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.
“Bonusi u tha që do të jepej në mars para zgjedhjeve. Perimet janë rritur dy herë, për frutat nuk bëhet fjalë.”
Edhe pse i vetëm vendosi të protestojë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, megjithëse është i vetëdijshëm se reagimi i tij nuk do të sjellë ndryshim.
“Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Protestoj jo se do të sjell ndryshimin por të shpreh urrejtje ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e rrogës.