Një kufizim i tillë ka sjellë edhe përplasjen e qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur të nisin plazhin me policinë.
Një skenë e tillë ka ndodhur sot në Vlorë. Në videon e siguruar nga abcnews.al shihet teksa policia i kërkon një të moshuari të mos futet në ujë.
Ndërsa kjo ka sjellë irritimin e këtij të fundit. “I terrorizuat njerëzit është turp kjo që bëni. Unë dal dhe rri në buzë detit, po na nxini jetën”, dëgjohet të thotë i moshuari, ndërsa polici i kërkon të largohet, derisa në një moment acarohet nga dhe i thotë burrit që të ikë para se ta shoqërojë në komisariat.
Loading...