I ndërpreu fjalën Ramës/ Kujtim Gjuzi përjashtohet nga Parlamenti

Kuvendi i Shqiperise ka vendosur qe deputeti Kujtim Gjuzi të përjashtohet me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Rama në parlament.

Në vendimin për sjelljen e tij thuhet se sjelljet e tij janë të përsëritura dhe kanë penguar seancën.

Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi pa iu dhënë e drejta e fjalës.

Pavarësisht se i është tërhequr vëmendja nga kreu i Kuvendit ai është ngritur nga vendi dhe i është drejtuar foltores ku po fliste kryeministri Edi Rama.

Loading...