I ngacmonte të dashurën, 26 vjeçari godet për vdekje vëllain e tij

Dominic Robson 26 vjeç vrau vëllain e tij për shkak se ky i fundit bënte komente të papërshtatshme kundrejt të dashurës së tij.

Dominic ish-boksier, ishte i dehur në momentin që i qëlloi vëllait të tij Jordan Bell, dhe mësohet se goditja ka ardhur pasi ai është mërzitur me komentet që i vëllai i ka bërë të dashurës.

Goditja e fortë e rrëzoi Bell në tokë dhe koka e tij është përplasur në beton duke i shkaktuar një goditje të rëndë që i solli edhe vdekjen.
Dy vëllezërit ishin të birësuar nga familje të ndryshme megjithatë ata ruanin raporte me njeri tjetrin. Në dëshminë e tij në gjykatë 26-vjeçari tha se vëllai i tij ishte i dehur dhe se kur kishte dalë nga klubi me zor po qëndronte në këmbë.

Dëshmitarët okularë që e kanë parë ngjarjen kanë treguar para gjykatës se e kanë parë Jordan të shtrirë dhe se nga veshi i tij po dilte gjak. Ai ndërroi jetë prej goditjess së rëndë që kishte marrë ndërsa vëllai i tij ka thënë se e ka bërë për vetëmbrojtje.

Loading...