I paguar per vra.sjen e Majlind Liles, burrit qe vr.au prinderit e ish gruas dhe me pas i dha fund edhe jetes ishte Kristi Pine

Ai më datë 10.07.2015, lidhur me porosinë për vra.sjen e Majlind Lilës, ka shpjeguar se së bashku me Alban Beqiraj dhe Elson Merdani, kunati i Admir Tafilit, kanë qenë me një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe Elsoni i ka thënë se: “…do takojmë atë personin për muhabetin që kemi bërë…”, pasi kishin folur që në muajin nëntor për këtë gjë dhe se Elsoni i kishte premtuar 15 mijë euro e një pist.oletë 15-she për të kryer një vra.sje.

Pine deklaronte se Elsoni i ka treguar personin në afërsi të qendrës në Tiranë, duke i thënë: “Ky është personi që do të takosh, është personi i punës, për të cilën kemi bërë muhabet”.

Personi që Kristi e përshkruante si të shëndoshë, flokë të shkurtër, i gjatë afro 1.75 m, fillimisht i ka thënë: “Ke bërë muhabet me atë”, duke nënkuptuar Elsonin dhe pasi Kristi i është përgjigjur: “Po, kam fol”, i ka treguar me dorë në drejtim duke i thënë:

“Ky është personi”, që në atë moment ndodhej në krahun tjetër të rrugës. Pasi Kristi e ka pyetur “Për sa?”, ai i është përgjigjur: “…për 50 mijë euro”.

Kristi i përgjigjet “Ok”. Në atë moment, ky person, që do të ishte si objektiv për t’u vra.rë, ka shkëmbyer shikim me shtetasin Kristi Pine.

Pas kësaj, Kristi është kthyer dhe është futur në automjet ku e priste Elsoni, i cili e ka pyetur: “Hë, mirë?”, dhe ai i është përgjigjur: “Mirë, por të presë ky se kemi halle të tjera”.

PANORAMA

Loading...