I premtuan para për operacionin e syrit/ Njihuni me dy shqiptarët roje të kanabisit me vlerë 500 mijë paund

Dy shqiptarë që kultivuan kanabis me një vlerë tregu prej 500,000 £ janë dënuar me 40 muaj burg. Bëhet fjalë për dy shqiptarët Ervis Roci dhe Edi Kotorri të cilët u arrestuan pas një bastisjeje në dy shtëpi fqinje me tarraca në Bradford muajin e kaluar. Gjykata e Bradford Crown mësoi se si policia hyri në banesën e tyre më 27 maj në 7:40 pas mëngjesit pas një numri raportesh se në atë shtëpi po mbillej kanabis. Mediat britanike kanë shkruar se gjatë kontrolleve në dy banesat ata gjetën Kotorrin në dhomën e ndenjes dhe Rocin të fshehur në majën e oxhakut të banesës.

Dy shqiptarët u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe një drogë të klasit B dhe u dënuan me 20 muaj burg secili. Gjykatësit shpjeguan në detaje se si një total prej 158 bimësh të pjekura kanabisi dhe 218 bimë më të reja u gjetën në njërën banesë me një vlerë të mundshme të tregut prej 300,000 deri 350,000 paund. Kishte 96 bimë të pjekura kanabisi dhe 90 bimë më të reja të gjetura në banesën tjetër me një vlerë tregu prej 180,000. Përveç kësaj, kishte njësi ngrohje me intensitet të lartë dhe pajisje ventilimi, dhe impiante për ujitjen me dorë.
Megjithëse shtëpitë e kultivimit të kanabisit janë ngjitur me njëra-tjetrën, në gjykatë u duk se Roci dhe Kottori nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk ishin në dijeni se kishte një operacion të ngjashëm në pronën fqinje. Avokati i Ervis Rocit tha se klienti i tij kishte pranuar punën në kultivimin e kanabisit pasi i duheshin para për një operacion pasi kishte problem me sytë.

Ndërsa avokati i Kotorrit tha se ky i fundit kishte ardhur me borxhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe i duhej të paguante 21.000 paund borxh, por kur ai u përpoq të largohej personat që i kishin paguar rrugën e kërcënuan. Ai kontaktoi të atin për të parë nëse mund të shiste pronën e tij në Shqipëri, por kur nuk ia arriti u detyrua të punonte në shtëpinë e barit. Funksioni i tij ishte vetëm të ujitte bimët dhe të ndizte dhe fikte dritat. Gjithçka ishte përgatitur për të.

Loading...