I prishën banesën, gruaja në lot: Dhunë psikologjike nga shteti

“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjerat e mia, por s’më lejuan”. Kështu deklaron mes lotësh pronarja e një prej banesave dy-katëshe në Laprakë, e cila u shemb sot nga IKMT në sajë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe.

“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. (Qan) mos më shty më. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha (qan)”, pohon për mediat zonja.

Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policore. Pronarët e kësaj banese pohojnë se godina ishte në proces legalizimi.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...