I qeshur krahë kolegëve, Genc Fuga shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit në tru

Muajt e fundit për aktorin e mirënjohur Genc Fuga nuk kanë qenë fort të lehta. Atij ju desh të shkëputej nga akrriera për shkak të një shqetësimi të papritur shëndetësor.

Kujtojmë se një goditje në tru e çoi atë mënjëherë në shtratin e spitalit, ngjarje e cila mori vëmendje të madhe mediatike.

Por duket se aktori ja ka dalë dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

Të paktën këtë tregojnë edhe fotot e tij të fundit, në daljen e tij të parë publike pas operacionit.

Krahë kolegëve dhe bashkëshortes së tij Enit Jani Fuga, Genci shihet i qeshur në Sallën e Koncerteve, në Universitetin e Arte ku u dha shfaqja e parë pas restaurimit.

Loading...