I riu bie nga kati i 5-të i hotel ‘Rogner’ dhe ndërron jetë, ishte mbështetur në kangjellat e ballkonit (detaje)

Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja aksidentale e një 28-vjeçari ditën e sotme në një hotel në Tiranë. Sipas News24, i riu Ajdin Mustafi është rrëzuar nga kati i pestë i hotel “Rognerit” në kryeqytet dhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

I riu është mbështetur në kangjellat e ballkonit të dhomës së tij, ku për shkak të amortizimit, ato janë shkëputur nga murid he i riu ka rënë nga lartësia.

28-vjeçari është përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit. Mustafi pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në Spitalin e Traumës por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale po sërish kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se pritet të merren masa ndaj hotelit. Nga verifikimet është vërejtur se hoteli nuk ka vënë asnjë shenjë dalluese për rrezikun që përbënin kangjellat dhe as ka paralajmëruar klientët për mundësinë e shembjes se tyre.

Kamera e Neës 24 ka parë se disa orë pas vdekjes së 28-vjeçarit disa punonjës po ndërhynin në dhomat bosh të hotelit duke përforcuar me vida kangjellat e dritareve të tjera të hotelit.

Loading...