I riu fiton betejën me COVID-19, pas 8 javësh në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë lajmin e mirë që një i ri ja ka dalë të fitojë betejën me COVID-19 pas 8 javës në terapi intensive

“Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë COVID-19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi”, shprehet Manastirliu.

Ministrja apelon që qytetarët të mos ulin vigjilencën, të ruajnë distancën fizike si dhe të mbajnë maska . “Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm COVID-19”, apelon Manastirliu./atsh

Loading...