Arben Mici është 26-vjeçari që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme, pasi komisariati i Kamzës u përfshi nga flakët. Ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe po qëndronte në ambientet e paraburgimit. Deri më tani, dyshohet se ai i vuri flakën vetes, por ende nuk është konfirmuar.
Megjithatë, në fshatin Çekrezë ku i riu banonte me familjen e tij, banorët bëjnë fajtore policinë për vdekjen e Micit.
Një grua thotë: Djali nuk ka bërë gjë. Jo, jo. Djali pinte për vete i shkreti, të shtëpisë e çuan në polici që ta ndreqte!! Policia e solli kufomë. E fute në burg, mos e vri. Jepi dënimin që i takon. Mos e digj me shkrepse. Ky është krim. O zot! Gjynah është fëmijë.
Loading...