Përmasat e trupit të tij janë kaq të vogla në raport me sytë që ai ka, madje deri sot nuk ishte kapur ndonjëherë ndonjë peshk i tillë.
Oscar Lundahl, 19-vjeç po përpiqej që të kapte halibut blu në momentin që në grepin e tij ra një peshk tjetër aspak i zakontë.
Ndërkohë që ngrinte rrjetën, Oscar thotë se ndjeu që po tërhiqte një gjë vërtetë të rëndë dhe reagoi menjëherë duke e tërhequr atë.
Oscar tha: Nuk kam parë diçka të tillë më parë.
Duket shumë i çuditshëm. Madje duket si dinosaur.
Unë nuk e dija se çfarë lloji peshku ishte, por kolegu im ishte më i informuar.”
Sipas ekspertëve në Norvegji ku u kap edhe peshku, bëhet fjalë për ‘ratfish’ një lloj i përafërt peshku me peshkaqenin dhe origjina e tij si specie daton rreth 300 milion vjet.
Emri i tyre latin Chimaeras Monstrosa Linnaeus rrjedh nga një përbindësh mitik grek me kokën e një luani dhe bishti të një dragoi.