Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali.
Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari, Marko Kaziu, u aksidentua nga treni i linjës Empoli-Siena ditën e djeshme, ndërsa ndërroi jetë në orët e vona të natës në spitalin e Careggi.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të kalojë në shinat e trenit, por kjo tentativë rezultoi fatale.
Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve.
Loading...