I riu shqiptar i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë në Itali, është një 26 vjeçar nga Shkodra. Rajmond Thacina u raportua nga mediat italiane se kishte humbur jetën pasi automjeti i tij Citroen ishte përplasur me një tjetër mejet tip Fiat. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Torinos, ku si shkak arsyetohet ngrica në rrugë.
Sipas mediave fqinje, Thacina ndërroi jetë në spital, ku udërgua në gjendje tejet të rëndë shëndetësore. Sa i takon gjendjes shëndetësoretë 28-vjecares, raportohet se ajo është dërguar për të marrë trajtimin enevojshëm mjekësor në spitalin “Giovanni Bosco”. Të rinjtë janënxjerrë nga makina nga një kuzhinier 59-vjecar, i cili po shkonte në punë. Mëpas, atij i erdhën në ndihmë edhe zjarrfikësit e Ivrea dhe Castellamonte. Karabinierët janë duke hetuar për dinamikën eaksidentit, por paraprakisht dyshohet se ngrirja e asfaltit këtë mëngjes mundtë ketë ndikuar në aksidentin me pasojë vdekjen