Një i ri është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi u kap me një sasi lënde nar koti ke të llojit ko kainë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të efektivit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përpl asur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Operacioni është zhvilluar në Milot, ndërsa në përfundim 27-vjeçari është vënë në pranga, duke iu sekuestruar edhe dr oga.
“Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Nar kotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, thote policia.
Njoftimi i policisë
Goditet një rast i shpërndarjes së dro gave të forta në doza të vogla.
Vihet në pranga 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndë nark otike kok ainë.
Sekuestrohet lënda narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje dhe një automjet.
Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën Operacionale në DVP Lezhë, në vijim të godi tjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve nark otike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me automjet nga Miloti, në drejtim të Lezhës, posedonte lëndë narkotike kokainë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip ” BMW”.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përpla sur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Sh.V., dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë nark tike kok ainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.