I riu tenton vetëvrasjen live në një komunikim me gazetaren Anila Ahmataj, detaje…

I riu tenton vetëvrasjen live në një komunikim me gazetaren Anila Ahmataj e cila ka njoftuar menjeherë policinë, kjo e fundit ka neutralizuar situatën.

Himarë

Më datë 13.05.2022, rreth orës 11:42, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur”, shtetasja A. A., e cila ka njoftuar se gjatë një komunikimi me shtetasin A. K., pas një konflikti me familjarët e bashkëshortes së tij, ky shtetas i ka deklaruar se do te vetëvritej.

Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vlerësuan situatën dhe, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, bënë të mundur lokalizimin e shtetasit A. K., në shëtitoren e Himarës.

Pas komunikimit me shërbimet e Policisë dhe me psikologun, ju bëjmë me dije se shtetasi A. K., aktualisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.

Loading...