Andi Allushi, një i ri nga Tirana është larguar drejt Britanisë së Madhe me gomone.
Shqipëria mposht Rusinë në OKB, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë tashmë
Në një lidhje në Skype me emisionin “Opinion”, ai tregoi se kishte paguar 3500 paund për udhëtimin përmes detit, ndërsa pohoi se pasaportën e kishte dorëzuar dhe ndodhej në pritje të procedurave për azil apo për një leje pune.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Kur je larguar drejt Britanisë së Madhe?
Andi Allushi: 17-18 Shtator kam arritur të hipi në gomone.
Blendi Fevziu: Kë ke lënë në Shqipëri?
Andi Allushi: Kam lënë familjen time, gruan dhe 2 fëmijët.
Blendi Fevziu: Pse u nise drejt Britanisë?
Andi Allushi: Për një jetë më të mirë… Kam jetuar në Gjermani, u riktheva nuk m’i rinovuan dokumentet dhe për arsye ekonomike u detyrova të shkoja prap.
Blendi Fevziu: Çfarë të bën të besosh që do i marrësh në Britani?
Andi Allushi: Nuk është se kam shpresë që mund të marr dokumente, por që eci me idenë për të ndihmuar familjen time, që fëmijët e mi të mos i mungojë asgjë. Sepse duke jetuar në Shqipëri e dimë shumë mirë të gjithë se çfarë na jep Shqipëria.
Blendi Fevziu: Andi ke udhëtuar me gomone, sa pagove për të gjithë këtë operacion?
Andi Allushi: Vetëm rruga më ka kushtuar 3500 paund.
Blendi Fevziu: Dhe çfarë pune do të bësh në Angli?
Andi Allushi: Për momentin po punoj në ndërtim.
Blendi Fevziu: Dhe duke punuar në ndërtim e nxjerr këtë shpenzim të investimit që ke bërë?
Andi Allushi: Normalisht po.