I rrisin viçat për dy muaj, blegtori: Unë i q* nënën jo të ha nga mishi i tyre

Çdo ditë e më shumë jemi më pak të sigurt për ushqimet që konsumojmë, për shkak të zbulimit të skandaleve që na kanë rrezikuar jetën.

Në vendin tonë për fat të keq ka shumë denoncime sa i përket ushqimeve dhe kontrolli mungon duke bërë kështu që të luhet me jetën e qytetarëve.

Një rast i fundit është denoncuar nga emisioni “Boom”, ku një blegtor ka bërë pohuar një fakt të frikshëm, i cili dëshmon se bagëtitë shqiptare nuk ushqehen aspak shëndetshëm, por që gjithsesi mishi i tyre u shitet shqiptarëve për konsum.

Ai ka treguar se viçave u injektohet një lloj hormoni që i fryn dhe ai vetë nuk ha nga mishi i tyre.

Dëshmia e blegtorit nga një fshat shqiptar, i cili pa e ditur se filmohej ka rrëfyer faktet e frikshme:

Blegtori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?

Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?

Blegtori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.

Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit viçin?

Blegtori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë.

Gazetarja: Ta leverdis?

Blegtori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina.

Gazetarja: Ku blihet vaksina?

Blegtori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blegtorinë

Gazetarja: Është e lejueshme?

Blegtori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kuintal mish.

Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen?

Blegtori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë i q* nënën, jo të ha me fëmijët nga ai mish i tyre. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën.”

Por ky nuk është problemi i vetëm pasi një tjetër rast ka ndodhur në një thertore në Tiranë ku janë futur 106 kokë qingja të pakontrolluar.

Pasi është pranuar fakti edhe nga pronari i thertores, edhe nga veterineri i bashkisë, është arsyetuar se qingjat kanë ardhur vonë dhe roja nuk i ka kontrolluar! Ndërsa vetë veterineri e ka quajtur një gabim njerëzor.

Loading...