I sapo kthyer nga Italia, infekton edhe prindërit.I gjithë pallati në alarm

Dy raste të reja të infektuar me koronavirus në qytetin e Elbasanit.

Kjo pas kontaktit të dy prindërve me djalin e tyre, i cili ishte kthyer para disa ditësh nga Italia.

31 vjeçari me inicialet V.M, banues në Tiranë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID 19.

Ai është takuar me dy prindërit e tij në Elbasan, banues në lagjen 5 maji. Nga rezultatet e kryera, rezulton se prindërit e tij, nëna 57 vjeçare dhe babai, 58 vjeçar kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mësohet se pasi është zbuluar rasti i infek timit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

Korrespondentja e Panor ama, bën të ditur se 31 vjeçari është prej dy ditësh i shtruar në spitalin infektiv.

Loading...