I shkulnin dhëmbët italianëve pas grabitjeve, kush janë dy bashkëpunëtorët e Gjergj Cukalit

Zbardhet identiteti i bashkëpunëtorëve të Gjergj Cukalit të arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz.

Burime bëjnë me dije se ata janë Enver dhe Edmond Jakimi, kushërinj me njëri-tjetrin. Enver Jakimi është një person me precedent të theksuar kriminal.

Jakimi është arrestuar në Itali në vitin 2016 bashkë me një person tjetër për veprën penale “grabitje me dhunë”.

Në kohën e arrestimit të tij mediat italiane raportuan se Jakimi dhe bashkëpunëtorët e tij torturonin personat që grabisnin dhe i shkulnin dhëmbët.

Materialet për hetimin e plotë të atentatit ndaj Memës, tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë./abc news

Loading...