I shpallur në kërkim për trafik droge në vitin 2008, policia italiane arreston më në fund 38-vjeçarin shqiptar

Shqiptari Sokol Sollaku, është arrestuar ditën e sotme nga Policia Italiane, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet fqinje për trafikim droge.

Mediat italiane shkruajnë se 38 vjecari ishte dënuar mbi 6 vite burg për trafik droge dhe dhunë, ngjarje të ndodhura nga viti 2008 deri në vitin 2016.

38-vjeçari, banues në Chiaravallo, në provincën e Ankonës ishte shpallur në kërkim. Më 11 mars u lëshua urdhri i arrestit ndaj tij nga prokurori i Perugias. Mediat, raportojnë se ai duhet të vuajë 6 vjet, 8 muaj dhe 11 ditë burgim për akuzat që lidhen me drogën dhe dhunën të kryera nga viti 2008 deri në 2016.

Sollaku po udhëtonte drejt Triestes me një Ford Kuga në vendin e pasagjerit në momentin kur u arrestua. Ishin manovrat e dyshimta të automjetit në një zonë me trafik të rënduar ajo që ngriti dyshimet e policisë. Në timonin e Ford Kuga ishte një shtetas shqiptar 45-vjeçar, pronar i një kompanie ndërtimi dhe punëdhënës i Sokoli, i pavetëdijshëm për situatën.

Loading...