Reperi i njohur, Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rashën, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.
Dje ai u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë për kryeministrin Rama, madje i është dhënë një urdhër për ta rrahur.
Ditën e sotme, Stresi ka postuar në Instagram një foto me dy valixhe, ku tregon se është përgatitur për t’u larguar drejt një tjetër shteti.
“Ku???? A po ikim shtet tjeter, go go”, ka shkruar reperi krahas imazhit.
Loading...