I shpallur si i zhdukur, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten

Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe komike ka ndodhur në Turqi. Një person i dehur i shpallur i zhdukur nga familjarët i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen e tij, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.

Ngjarja ka ndodhur në Inegol të Turqisë, ku një 50-vjeçar Beyhan Mutlu teksa ishte duke pirë me miqtë e tij u fut drejt një pylli ku u zhduk për orë të tëra. Kjo bëri që familjarët e tij të lajmërojnë autoritetet, të cilët organizuan një grup për të gjetur 50-vjeçarin.

Në gjendje të dehur pa kuptuar se çfarë po bënte, 50-vjeçari, i është bashkuar kërkuesve në pyll. Pas disa orë kërkimesh, vetëm kur dikush thërriti emrin e tij, ai e kuptoi që ishte i zhdukur dhe u përgjigj: “Unë jam këtu”.

Pas verifikimeve të policisë, 50-vjeçari është çuar në shtëpi.

Loading...