Profesor Nicholas Hart, një nga mjekët, pjesë e ekipit që i shpëtuan jetën kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, thotë se koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi dhe paralajmëroi se do të ketë efekte afatgjata tek pacientët.
“Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët kanë sëmundje të butë, të moderuar dhe të rëndë.
Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë që do të kërkojë një menaxhim afatgjatë”, ka thënë ai.
Sipas tij, një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike pasi sit ë ketë kaluar sëmundjen vdekjeprurëse.
Ishte profesori që para se Britania të izolohej tha se të gjithë duhet të kujdesen duke thënë se edhe vetë ai do të jetë në krye të detyrës për të gjithë pacientët që do të infektohen me koronavirus.
‘Një lutje për ndihmë.
Unë kam punuar për 18 orë në ditë, si shumë të tjerë, për të siguruar që ne mund të mbrojmë të gjithë pacientët tanë dhe të gjithë ekipin tonë të mrekullueshëm.
Coronavirus është një sëmundje e rëndë dhe unë dua që të gjithë të kujdesen dhe të qëndrojnë të sigurt dhe kjo kërkon që ju të qëndroni brenda”.- tha ai.