Tashmë Alvini ka mbërritur në Shqipëri, teksa i atij i vogëlushit, Afrim Berisha ka postuar në Instagram disa foto me të pranë portit në Durrës.
I veshur me bluzën e Kombëtares dhe i buzëqeshur, Alvini duket mjaft ndryshe dhe gëzon shëndet të plotë.
Pas shpëtimit nga kampi sirian Al Hol, 11-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë pasi ishte plagosur gjatë një shpërthimi bombe në Siri, ku fatkeqësisht nëna e tij humbi jetën.
Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që ka dashur t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 ka emigruar në Itali, ku edhe ka rënë pre e propagandës fetare radikale islamike.
Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës është plagosur rëndë edhe Alvini. U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i ferrit dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij.
Përveç Alvinit, në Siri gjenden edhe 28 fëmijë shqiptarë të cilët janë në mëshirë të shpëtimit nga shteti shqiptar.