I ‘tërbuar’ nga xhelozia/ I dashuri vret 17-vjeçaren, zbulohet si ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 17-vjeçares Roberta Siragusa nga i dashuri i saj, i cili dyshohet se i mori jetën për shkaqe xhelozie.

Kamerat e sigurisë kanë nxjerrë zbuluar 19-vjeçarin nga Palermo, Pietro Morreale, i cili po udhëtonte me automjetin tip Fiat Punto në zonën ku u gjet trupi i pajetë i adoleshentes.
Karabinierët kanë vënë re se fillimisht u paraqit në orën 02:37, më pas në 02:43, u kthye sërish në 03:28 dhe hera e fundit që u pa duke kaluar me makinë në orën 03:40 të mëngjesit.

Aktualisht, 19-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për vrasje dhe fshehje të trupit.

Si ndodhi ngjarja?

Të dielën e kaluar, ai shkoi në polici dhe i tha se e dashura e tij kishte ndërruar jetë. Më pas i tregoi agjentëve vendin ku kishte hedhur trupin. Hetuesit zbuluan menjëherë fakte të çuditshme: vajza kishte xhinse të djegura, por nuk kishte shenja zjarri në vendin e ngjarjes. Kjo ngriti dyshimet se është vrarë në një tjetër vend.

19-vjeçari deklaroi se ishin së bashku, por Roberta doli nga shtëpia dhe i vuri flakën vetes, në vend që të telefononte nënën dhe t’i kërkonte që ta kthente në shtëpi.

Ndërsa disa miq të çiftit thanë se Pietro ushtronte dhunë ndaj Robertës. Një prej miqve të 17-vjeçares i kishte sugjeruar që ta linte pasi ishte i bindur se dhuna do të agravonte në një moment apo në tjetrin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni

Loading...