Mund ti hiqni kilet shumë lehtë, pa mbajtur dieta drastike. Dy gota ujë në mëngjes para buke dhe para cdo vakti dhe kilet mund të ikin shumë shpejt. Uji është thelbësor për funksionin e trurit, organeve, metabolizmin e pastrimin e organizmit. Për disa njerëz, sasia standarde e ujit është 8 gota në ditë, ka të tjerë që kanë nevojë për më shumë e disa të tjerë për më pak.
Ekspertët theksojnë se çdo njeri ka nevoja të ndryshme. Rregulli i përgjithshëm është që 8 gota ujë në ditë mund të mjaftojnë madje të përmirësojnë rënien nga pesha. Kur e lexon, tetë gota me ujë të duket pak, madje aspak problematike për tu arrirë. Këtu qëndron sfida e vërtetë.
Janë të shumtë ata që nuk arrijnë të pinë as 4 gota në ditë, madje ka njerëz që ujin e pinë rrallë e për mall. Ekspertët thonë se etja duhet t’ju udhëheqë në këtë pikë. Nëse keni pirë 8 gota me ujë dhe keni sërish etje, atëherë bindjuni asaj. Por nëse etja juaj është e shuar nuk ka nevojë ta teproni me ujin.
Kjo e fundit mund të shkaktojë hiponatremi ose intoksikim nga uji. Në këtë pikë sodiumi në trup tretet aq shumë sa mund të shkaktojë ënjtje në tru dhe komë.